BIRN: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës ‘në rreth vicioz’

0
116

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet të premten për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Mbledhja u konfirmua nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, pas një ndërprerje procedure që në fillim të prillit, kur Këshilli vendosi me votën e socialistëve që të kërkojë ekspertizë të jashtme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit.

“Njoftimet janë bërë rregullisht por për shkak të fushatës dhe  meqë anëtarët e këshillit nuk kanë qenë prezent ka qenë e pamundur të zhvillohej mbledhja më parë,”tha Felaj, ndërsa shtoi se “nga e premtja do të procedojmë normalisht”.

Eksperti i zgjedhur për të analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të jetë juristi Krenar Loloçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here