Biseda me Di Maio-n/ Basha: Duhet miratuar sa më shpejt Reforma Zgjedhore

0
164

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha publikoi në Twitter bisedën telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Basha shkruan se është biseduar për integrimin e vendit dhe reformën zgjedhore.
“Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falenderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE.
Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm,” shprehet Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here