
Takimin e parë për 2023, presidenti Bajram Begaj e zhvilloi përmes platformës online me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura që shërbejnë jashtë vendit. Agresioni rus në Ukrainë dhe tensionet në veri të Kosovës ishin dy ndër çështjet kryesore që u diskutuan.