“Bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë kanë ngecur”, ministri i Jashtëm gjerman: Ne u përpoqëm, për fat të keq ende pa sukses!

0
159

Gjashtë muajt e presidencës gjermane e gjetën në një kohë tronditëse BE. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas në bilancin e tij për DW , ndër të tjera, vlerëson vendet e Ballkanit për progresin e madh në vitet e fundit.
I pyetur lidhur me bisedimet e ngecura të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e po ashtu liberalizimin e vizave me Kosovën ku në Ballkanin Perëndimor flitet për “dështimin e gjermanëve”, ministri Maas tha se Gjermania është e fundit që frenon në BE për këtë temë.
“Ne jemi të fundit që frenojmë në BE për këtë temë. Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses.
Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të madh në vitet e fundit, sidomos Maqedonia e Veriut.
Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të mund ta ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë ”, tha ministri gjerman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here