“Bishat” e Frontex zbarkuan sot në piken kufitare te Kakavijes

0
128

Ditën e sotme 25 efektivë të Frontex ndodhen në pikën kufitare të Kakavijës.  Mësohet se ata ndodhen në këtë pikë kufitare për të monitoruar kufirin e gjelbër. Një nga detyrat e këtij aksioni është edhe për të evidentuar emigrantët e paligjshëm dhe për të shmangur aktivitetin e paligjshëm. Ata janë duke zhvilluar një mbledhje me autoritet shqiptare, ku në të ndodhet edhe edhe zëvëndës gjenerali i ushtrisë greke.

Makinat e Frontex dhe pajisjet e tyre kanë mbërritur në pikën kufitare dhe së shpejti efektivët do të nisin aksionin e tyre.

Operacioni i FRONTEX  parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare. Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

Shkruaj nje koment