Bizneset ne krize, mbi 5233 te huaj kane marre leje pune

0
116

Largimet masive te te rinjve kane bere qe tregu i punes ne Shqiperi te kete nevoje urgjente per te sjelle punonjes te huaj, per te plotesuar nevojat. Gjate 9-mujorit 2022 kane marre leje pune 5233 shtetas te huaj, 4% me shume se ne 2021. Deri ne fund te vitit pritet te leshohen edhe nje sasi e madhe lejesh qendrimi per pune ndaj te huajve nisur nga kerkesat e larta qe bizneset ne sektore te ndryshem te ekonomise kane bere tek agjencite e punesimit, te huajt me se shumti vijne te punesohen ne industrine perpunuese, ne sektorin e ndertimit, ne bujqesi dhe peshkim. Vitin e kaluar 16% te lejeve te punes u leshuan per shtetas turq, egjiptiane, filipinas dhe indiane. Kostot aktuale qe nje firme duhet te paguaje per nje punonjes nga Nepali jane 1200 euro dhe me pas nje rroge neto 550 euro ne muaj. Nese nje kompani paguan per 10 punonjes nga Nepali, marrja e tyre me rroga shume te larta largon punonjesit shqiptare qe paguhen me pak.

Shkruaj nje koment