Biznesmeni sulmohet nga një qen sapo del nga makina në Sarandë

0
142

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Sarandë. Një qen i llojit pastor, ka sulmuar biznesmenin Nexhip Sulejmani.

Gjithçka është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë që tregojnë se sulmi ka ndodhur më 16 prill.

Në videon e publikuar shihet, Sulejmani teksa zbret nga automjeti i tij dhe qeni e sulmon menjëherë duke e kafshuar në këmbë.

Në mes ndërhyn një tjetër person dhe tërheq qenin. Sulejmani vijon të ecë duke çaluar dhe afrohet sërish tek makina e tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here