Bledi Cuci ngatërron 1 prillin me 1 majin, apo e ka seriozisht ???

0
728

Kandidati për deputet i PS dhe kryesuesi i listës së PS në Qarkun e Gjirokastrës Bledi Cuci, ka njoftuar publikisht se në dispozicion të shqiptarëve, janë 38 mijë vende pune !!!!!!

Nuk është shaka por e vërtetë, e ka thënë vetë Cuci në një postim të fundit në rrjetin social Facebook.

Sipas Cucit, përgjatë 3 viteve të fundit nën pushtetin e Rilindjes, janë punësuar përmes Zyrave të Punës në Shqipëri, mbi 79 mijë persona dhe ndërkohë që gjenden të lira 38 mijë vende pune.

Nuk dihet nëse Cuci ka ngatërruar 1 prillin me 1 majin por gjithësesi ai ka qenë mjaft serioz, e nëse është kështu, kjo është tallja e radhës e Cucit me votuesit gjirokastritë.

Repeat: Mos ndoshta është ky status, një ngatërresë me 1 prillin, apo e ka seriozisht Cuci???

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here