“Blici Rrugor” 861 gjoba në 2 orë

Si asnjëherë më parë, Policia Rrugore  bashkë me Policinë e Prgjithshme kanë angazhuar ditën e sotme 780 punonjës për të realizuar operacionin “Blici Rrugor”. Dy orë pas fillimit të punës janë konstatuar rreth 861 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Prej orës 12:00 deri në orën 14:00 në të gjithë vendin, Polcia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat kanë vendosur gjithsej 420 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. Si dhe 441 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim celulari mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj-bën me dije policia.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment