FOTO/Bllokimi nga reshjet e dëborës, hapet rruga Picar–Golem

0
189

Hapet segmenti rrugor Picar – Golem pas bllokimit disaditor si pasojë e rreshjeve të dëborës. Punonjësit e Agjencisë së Shërbimeve Publike të Bashkisë Gjirokastër kanë ndërhyrë për zhbllokimin e këtij segmenti që tashmë është I kalueshëm, duke nxjerrë nga izolimi banorët e kësaj zone.

Rruga që të çon në fshatin Golem, njësia administrative Picar është e kalueshme pas ndërhyrjes me mjete për largimin e dëborës.

Ndonëse qyteti I Gjirokastrës nuk u prek nga reshjet e borës,  disa fshatra të thellë malorë u izoluan si pasojë e reshjeve intensive të dëborës. Shqetësuese mbetet situata për fshatrat e Kurveleshit ku sasia e dëborës I kalon të 50 cm. Probleme ka edhe në zonën e Zagorisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here