Bllokohen 52 ton miell në Fier, mbaheshin në magazinë me brejtës e shpendë

0
93

52 ton miell janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Fier. Sasia e konsiderueshme e miellit u bllokua pasi produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare.

 AKU thotë se në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë dhe subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.

Veç sekuestrimit, u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore.

Shkruaj nje koment