
Bllokimi i foltores nga ana e deputetëve të opozitës në seancën parlamentare të javës së kaluar, solli kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste për përjashtimin e 8 deputetëve të Partisë Demokratike.
PS bëri kërkesë për 8 deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Në përfundim të mbledhjes të zhvilluar sot te Komisioni i Votimit dhe Etikës, u mor vendimi për përjashtimin me 10 ditë të këtyre deputetëve.