
Një 52-vjeçar është arrestuar pasi në kamioncinën me të cilën po udhëtonte u gjendën 29 emigrantë.
Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 7”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”