Bordi heq çmimin tavan për vajin: Shkak diferenca e ndjeshme e çmimit të importit! Shtrenjtohet mielli, orizi e sheqeri do shiten më lirë

0
178

Bordi i Transparencës ka hequr çmimin tavan për vajin. Sipas Ministrisë së Financave ky vendim është marrë sepse disa kompani e blinin vajin më lirë dhe e shisnin atë më shtrenjtë, për shkak të çmimit tavan të caktuar nga bordi. Sakaq, kompani të tjera e blinin vajin më shtrenjtë, por e shisnin sipas çmimit tavan, pasi ishin të detyruar të respektonin vendimin e bordit dhe kështu prishej barazia në treg. Bordi ka caktuar se për vajin marzhi i fitimit do të jetë 41 lekë/litër, që do të thotë nëse një kompani e zhdoganon vajin me 250 lekë, ka të drejte ta shesë me 291 lekë/litri.

Sa i përket çmimeve për produktet e tjera të shportës, çmimi i miellit ka pësuar rritje, ndërsa çmimi për orizin dhe sheqerin është ulur. Nga sot mielli do të shitet me 90 lekë/kg, çmimi ka pësuar 11 lekë rritje. Orizi kokërrgjatë do të shitet 101 lekë/kg, 8 lekë më lirë dhe sheqeri do shitet 104 lekë/kg, 17 lekë më lirë. Ky është vendimi i tretë i marrë nga Bordi i Transparencës për çmimet e produkteve të shportës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here