Bordi i Transparencës përcakton çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

0
14

Në mbledhjen e zhvilluar sot Bordi i Transparencës ka vendosur çmimin e ri të shitjes së karburanteve me pakicë.

Çmimi i naftës ishte 238 lekë/litri bëhet 232 lekë/litri, ndërsa benzina që ishte 218 lekë/litri, bëhet 216 lekë/litri.

Mbetet i pandryshuar çmimi i gazit, që do të shitet me 81 lekë/litër.

NJOFTIMI 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Shkruaj nje koment