Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës

0
15

Pa kaluar ende 24 orë, ndryshon sërish çmimi i naftës në vend.

Bordi i Transparencës ka ulur me 4 lekë çmimin e naftës, ndërsa çmimi i benzinës ka shkuar në 236 nga 241 që u vendos dje.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i njëjtë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

Shkruaj nje koment