Bordi i Transparencës ul me 5 lekë naftën

0
238

Bord i Transparencës vendosi çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e sotme.

Bëhet me dije se nafta do të shitet me 232 lekë për litër nga 237 lekë që tregtohej, ndërsa benzina me 192 lekë litri.

Çmimi i shitjes së gazit do të jetë 78 lekë/litri me pakicë.

Njoftimi i plotë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 192 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here