Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Vendimi i sotëm i Bordit të Transparencës, ka publikuar listën e radhës së çmimeve se me sa do të shitet sot nafta, benzina e gazi.

 Bordi vendosi uljen e çmimit të naftës dhe gazit, ndërsa çmimi i benzinës u rrit me 4 lekë për litër.

=Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.
=Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.

=Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë, thuhet në vendim. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment