Bordi merr vendimin, rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sërish çmimin e naftës dhe benziës. Shtrenjtim është shënuar edhe në bursat ndërkombëtare.

Vendimi i marrë sot, parashikon që një litër naftë të kushtojë 226 lekë, nga 219 që ishte deri tani. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga ora 18.00.

Ndërsa një litër benzinë do të kushtojë 209 lekë, nga 205 lekë që ishte. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment