Bordi ndryshon serish cmimet e karburanteve

0
156

Bordi i Transparencës ka vijuar të shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtë të mërkurë Bordi ka ndryshuar çmimet e karburanteve nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër

Shkruaj nje koment