
Qyteti i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga manteli i bardhë.
Reshjet kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit, teksa temperatura mesatare shkon deri në minus 3 gradë.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore.
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan reshjet e dëborës.
Temperatura shënon -3 °C. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë.