Borrell: Liberalizimi i vizave për Kosovën sjell përfitime edhe BE-në

0
58

Shefi i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell e ka cilesuar një vendim historik, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në platformën X, Borrell shkruan se heqja e regjimit të vizave i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme por edhe BE-së.


“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave #IntegrimiEuropian”, shkroi Borrell

Shkruaj nje koment