Boshatisen shkollat edhe në Fier, fillon dezinfektimi

0
158


Të gjithë nxënësit e sistemit shkollor fillore të mesëm dhe parashkollor janë përcjell për në banesa. Menjëherë pas lajmërimit zyrtar për virusin janë angazhuar të gjitha trupat arsimore në zbatim të urdhërit të lëshuar. Sipas vëzhgimit tonë procesi i largimit të nxënësve ka nisur jo në të njëjtën orë në të gjitha ambjentet arsimore. Rreth orës 11.30 minuta shkollat kanë qenë të boshatisura prej nxënësve. Në ambjentet mësimore ndodhen për momentin vetëm mësuesit të cilët mbajnë hapur këto institucione për dezinfektimin që ka filluar. Sipas një vështrimi të përgjithshëm dhe nga shumë informacione të mbledhura në Fier situata është e qetë dhe nuk ka shenja paniku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here