Boshatiset fshati Nepravishtë, banorët të zhytur në varfëri

Si shumica e fshatrave të Shqipërisë edhe fshati Nepravishtë në bashkinë Libohovë po përjeton eksodin masiv të të rinjve. Banorët thonë se papunësia është një nga shkaqet kryesore që të rinjtë zgjedhin ta braktisin vendin e origjinës.Mundësitë e pakta që të ofron vendi i ka detyruar të largohen në emigrim .Situata e Covid 19 siç thonë dhe banorët i penalizoi ata që shkonin për punë në vendet fqinje duke i varfëruar .
“Vështirë shumë .Nuk ka më të rinj janë larguar të gjithë.Edhe ata që ikin me punë sezonale , pandemia i pezulloi mbetën pa punë këtu”-thotë një banor.
“Shumë keq gjendja në fshat.Nuk duan të rinjtë të rrin më këtu , me të drejtë duan të largohen pasi nuk ka mundësi “- shprehet një tjetër banor.
Ky fshat e mbështet ekonominë tek dy sektorë të rëndësishëm siç është bujqësia dhe blegtoria . Por mungesa e subvencioneve nga ana e qeverisë shqiptare i vështirson fermerët e zonës . Ata thonë se u nevojitet ndihma e shtetit për të përballuar jetesën.
“Asnjë ndihmë nuk kemi mar. Nuk na japin”-thotë një fermer.
“Nuk ka për ne , kemi vite me këtë punë , kam mbi 100 krer, po mbijetojmë, askush nuk kujtohet për ne”-shprehet një fermer tjetër.
Nga 600 banorë sot në këtë fshat jetojnë rreth 150 banorë . Fshatrat e jugut po zbrazen gjithnjë e më shumë duke rrezikuar ekzistencën e tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment