BOTA/Projektim lazeri në rrugët e New York-ut për korsitë e biçikletave

0
225

 

“Citi Bike” synon ta bëjë edhe më të sigurtë ndarjen e korsive të biçikletave në qytetin e New York-ut, duke vendosur drita sigurie laser. Këto drita projektojnë një biçikletë të gjelbër të ndritshme, 20 metra përpara, duke i bërë më të dukshme shenjat çiklistike për shoferët dhe këmbësorët gjatë natës.

Qëkur ka nisur të aplikohet skema e korsive të sigurta të biçikletave, në vitin 2013, janë bërë gati 37 milionë udhëtime me zero vdekje.

Sipas një studimi të bërë në Londër, rezultoi se dritat me laser i bënin biçikletat deri 30% më të dukshëm për kamionët, autobusët dhe furgonët.

Shoferët e autobusëve në Londër, të pyetur mbi këtë risi, u shprehën se dritat i ndihmojnë për të parë më lehtë dhe për të reaguar më shpejt ndaj çiklistëve gjatë natës. Ndërsa 75% e çiklistëve raportuan se ndjehen më të sigurt natën me dritat e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here