BOTËRORI RUSI 2018/ Aksion shfarosës për kafshët e rrugës

0
187

Kur duhen edhe 5 muaj nga fillimi I botërorit të futbollit, Rusia gjendet nën akuzë për shfarosjen e qenve të rrugës në 11 qytetet që këtë verë do të mirëpresin lojëtarët e Kupës së Botës.

Për qeverinë ruse jeta e një qeni rruge vlen rreth 130 euro. Ky është shpërblimi që marrin vullnetarët e ngarkuar për kërkimin dhe shfarosjen e kafshëve përpara se të ndizen dritat e stadiumeve. Organizatat lokale në mbrojtje të kafshëve po luftojnë për denoncimin e kësaj gjuetie në masë ndaj kafshëve të rrugës.

450 mijë persona kanë firmosur një peticion ku I kërkojnë presidentit Putin, trajnerit të kombëtares ruse dhe presidentit të Fifa Gianni Infantino të ndalojnë gjuetinë e kafshëve pa pronarë.

Një situatë e ngjashme gjatë zhvillimit të lojërave Olimpike të Sochi në 2014.

Autoritetet ruse I tremben pranisë së madhe të kafshëve që vërdallosen nëpër qytet, si prishës të imazhit të botërorit. Qeveria ruse ka vënë në dispozicion të kësaj gjuetie për qentë e macet e braktisura, rreth 110 milion rubla, mbi 1 milion e gjysmë euro që do të shpërndahen në qytete si Moska, Shën Petërburg, Sochi, Rostov sul Don, Ekaterinburg, Saransk, Kaliningrad, Nizhny Novgorod, Kazan, Volgograd e Samara.

Qeveria ruse ka mohuar akuzat duke pohuar se në këto qytete do të hapen streha të përkohshme ku kafshët do të vaksinohen e sterilizohen. Por mbrojtësit e kafshëve shtojnë se paratë e strehave do të investohen në të vërtetë për të siguruar helm dhe për të paguar skuadra e shfarosjes.

Shkruaj nje koment