Bozdo ‘skanon’ ekonominë: Viti 2023 do të jetë i vështirë, po shkohet drejt recesionit

0
129

Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo tha se viti 2023 për ekonominë shqiptare do të jetë i vështirë.

I ftuar në studion e News 24, Bozdo u shpreh se kemi të bëjmë me një situatë me rrisqe, ndërsa theksoi se paralajmërimi për krizën ka ardhur nga ndërkombëtarët.

“Paralajmërimi për krizën vjen nga institucionet ndërkombëtare, që kanë qenë në përgjim të trendëve të ekonomisë botërore. Bazat e recensionit ishin hedhur me pandeminë, për mënyrën se si bota u përqas me këtë pandemi. Vendet filluan të vetëorganizoheshin. Kemi të bëjmë me një situatë fluturake, e paprekshme, e mbushur me rrisqe”, tha ai.

Shkruaj nje koment