Braçe flet për marrëdhënien me Edi Ramën: Një muaj flasim, dy muaj jo

0
208

Deputeti socialist Erion Braçe ka rrëfyer marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në TCh, Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin.

Sipas tij, një muaj flasin e dy muaj nuk flasin, por me këtë mënyrë komunikimi thotë se kanë arritur të zgjidhin shumë punë.

Pjesë nga biseda:

Romeo Veshaj: Si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?

Braçe : Shumë të mira i kam marrëdhëniet me kryeministrin, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

Romeo Veshaj:  Mua më dukeni si një çift toksik

Erion Braçe:  Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here