Braho i PEISH-se: Gjirokastra nje province demode

0
132

Nga Gramoz Braho – Të nderuar miq!
Duke marrë shkas nga mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak, dua të qartësoj mendimin tim në lidhje me dhënien e titujve të nderit që ne miratojmë në qytetin tonë.
Konkretisht dje u fol për z. Haxhi Selfo për dhënie titulli ” Qytetar nderi” (pas vdekjes).
Së pari dua të përgëzoj nismën që është marrë për dhënien e këtij titulli por mos harrojmë se z. Haxhi Selfo ka lënë pas një trashëgimi dhe pasuri siç është djali i tij, i cili me përkushtim dhe punë di të kultivojë fidanë nga fidanishtja e kulturës në qytetin e Gjirokastrë.
Ç’farë po bëhet për të?
Asgjë, është lënë pa punë, në një kohë kur gjithë shoqëria ka nevojë për një pasuri të tillë.
Dhe dëgjon në mbledhjen e Këshillit paradokse që bërtasin se po japin tituj nderi pas vdekjes.
Mos duhet të vdesin intelektualët pastaj ti nderojmë?
Ç’farë bëjmë kur janë gjallë?
Asgjë, i zbojmë nga Gjirokastra, i zbojmë nga Shqipëria, i përdorim për fushata elektorale dhe pastaj kujtohemi ti japim tituj nderi.
Sa intelektualë po braktisin Gjirokastrën?!
Sepse del kryeministri tregon barcaleta si “Nastradini” dhe nuk do të dijë se “truri” i Shqipërisë po largohet!
Vlerësojini intelektualët, artistët, puntorët, sa janë gjallë sepse vetëm ata mund ta ndërtojnë Shqipërinë, mos i përdorni titujt e nderit për arsye politike, hidhini sytë nga vlerat e pakta që na kanë mbetur dhe jepini Çezarit atë që i takon Çezarit!
Ç’do kush mund të mendojë se po bëj politikë, jo miq, të gjithë e shohim se këtu po vritet shpresa, po vritet e ardhmja, po zëvendësohen me barcaletat e ” Nastradinit tonë” që po bën të pamundurën për ta kthyer djepin e kulturës Shqipëtare, qytetin e Gjitokastrës në një provincë demode!

Shkruaj nje koment