Braho: Karnavale Gjirokastra ka që nga 30 qershori i 2019

0
168

Gjatë ditës së sotme në Gjirokastër janë festuar ” Karnavalet” . Një aktivitet i organizuar nga Bashkia në bashkëpunim me DAR dhe TID ku sipas kryetarit Flamur Golemi këto aktivitete kanë për qëllim zhvillimin turistik të qytetit të gurtë 365 ditë.. Për shkak të mënyrës së organizimit , ka reaguar dhe kreu i PEISH Gramoz Braho nëpërmjet një postimi në FB. Sipas Brahos , “Karnavale”, Gjirokastra ka që nga 30 qershori i 2019 po turistat për t’i vizituar spo duken ende.

Postimi si mëposhtë:

” Të nderuar miq!
Sot Gjirokastra shpalli 21 shkurtin si fundjavën e festimit të Karnavaleve në qytetin e ngurtë.
Sigurisht një event i cili duhet përshëndetur pasi përveç faktit që qytetarët shijojnë një fundjavë ndryshe ndihmon dhe turizmin vendas.
Angazhim maksimal i qytetarëve, bizneseve, shkollave fillore, vërtet për tu përshëndetur por nga ana e institucioneve lokal duket vetëm një show i radhës, aq i vakët duket interesimi i tyre sa që as një fjalim dinjitoz për të ftuar turistat vendas dhe të huaj nuk kishin përgatitur.
Organizimi zero, të gjithë po presin të investojnë bizneset dhe drejtuesit institucionalë vendor të ” këputen” duke buzëqeshur.
Po si nuk doli një “Prosopullë” e pushtetit lokal të shpaloste një program tre ditor?!!
Karnavale Gjirokastra ka që nga 30 qershori i 2019 po turistat për t’i vizituar spo duken ende!!”

PEISHZËRIJUAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here