Braho paralajmëron Bashkinë Gjirokastër/Cahet muri, shtëpia në rrezik!

0
131

Nga Gramoz Braho Kryetar i PESISH-se Gjirokaster

Të nderuar miq! Së pari solidarizohem me dhimbjen e familjeve të cilat për shkak të tërmetit kanë humbur të afërm, të dashur e miq, një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot kemi qënë në një banesë të komunitetit egjiptian në Gjirokastër e vendosur pranë zonës karaktetistike të pazarit. Banesa e kësaj familjeje rrezikon për shkak të çarjes së murit mbajtës të rrugës kryesore që të çon te “Sheshi i Çerçizit”.

Kjo çarje është krijuar përpara 5 ditëve, dhe familjarët pohojnë se rreth orës 01:00 janë dëgjuar krisje të murit mbajtës. Në këtë familje jetojnë 10 anëtarë nga të cilët 6 – fëmijë të cilët janë të tmerruar. E kemi parë sot nga afër situatën dhe sinqerisht në pamje të parë të tremb, përveç faktit që kjo familje jeton në skamje ekonomike, sot halleve të tyre i shtohet dhe një problem që mund të rezultojë fatal për jetët e tyre.

U bëj thirrje organeve kopetente, Bashkisë Gjirokastër, Inxinierëve, ta shohin me seriozitetin e duhur këtë problem pasi askush nuk kërkon ngjarje të dhimbshme, të rreagojmë sot që nesër të shpëtojmë jetë. Të jemi sot të gatshëm të zgjidhim këtë problem, që mos jemi nesër pjesë e problemit. Gjithashtu dhe mediave lokale u bëj thirrje të shohin problemin dhe të kontaktojnë personat përgjegjës duke filluar që nga inxinierët dhe Kryetarin e Bashkisë. Ne do vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë kësaj familje derisa kjo situatë të ketë një garanci për jetën e tyre!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here