Braho thirrje kryebashkiakut Golemi: Hiq pagesat për parashkollorët egjiptianë

0
165

Fëmijët egjiptianë të kopështit Nr 5 në “Bllokun e Furrave” do t’u duhet të shpenzojnë nga xhepat e prindërve të tyre për t’u trajtuar me ushqim.

Kreu i PEISH Gjirokastër Gramoz Braho, ka vënë alarmin për këtë që ka ndodhur ditën e djeshme dhe që ka pasoja për mirëqënien sociale të familjeve egjiptiane të përqëndruara në qytetin e Gjirokastrës.

Zoti Braho i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj pjese ku sipas tij është shkelur plani social i miratuar nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës për përfitimin e kategorive në nevojë ku mbulonte 100% shpenzimet e fëmijëve egjiptianë cka prej ditës së djeshme, do t’u duhet të paguajnë përditë nga 140 lek të rinj për trajtim ushqimor cka është e papërballueshme.

Në një postim në rrjetin social FCB, zoti Braho i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë Flamur Golemi të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem.

Statusi i plotë i Gramoz Brahos kreu i PEISH Gjirokastër.  

Të nderuar miq, sot nëpërmjet informacionit që ne si forcë politike i kemi kushtuar regjistrimit të fëmijve të kategorive në nevojë, kryesisht pakicës egjiptiane në Gjirokastër, është hasur një problem mjaft i madh në kopshtin nr.5 “Blloku i furrave”.
Këshilli Bashkiak kishte miratuar planin social për përfitimin e kategorive në nevojë, ku specifikisht mbulonte 100% shpenzimet e fëmijve në kopshte, sot këto familje janë ” gënjyer” duke ” zhvatur” nga buxheti i tyre familjar edhe ato pak të ardhura që kanë për të mbijetuar!
Me sa duket ndryshimi i drejtorit të Agjensisë së mirqënies sociale në Bashkinë Gjirokastër ka sjellë vetëm një risi, të boshatisi edhe ato pak të ardhura të këtyre familjeve.
I bëj thirrje drejtuesit aktual të Bashkisë Gjirokastër të shohi me rigorozitet dhe seriozitetin e duhur planin strategjik social i cili ka vetëm 4 muaj i cili është miratuar, ska shumë nevojë për foto, çmimi i ushqimit te kopshi ” Blloku i Furrave” është rritur me 40 lekë të reja, pra nga 100 ka shkuar në 140 lekë.
Me sa duket me drejtorinë e Agjensisë të Mirqënies Sociale në Bashkinë Gjirokastër kemi rënë nga shiu në breshër!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here