Braho thirrje pushtetit vendor : Kthejini sytë nga qytetarët, setet fotografik presin

0
206

Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetarë të Gjirokastrës,
Show virtual vazhdon në mënyrë të vazhdueshme nga ana e institucioneve vendorë!
Edhe pse në situatë kritike për shëndetin dhe ekonominë e vendit, mbledhjet për sete fotografike janë ” ushqimi” përditshëm i propagandës institucionale të Rilindjes!
Një tryezë e organizuar ku mendohet të jetë grupi që do i raportojë zyrës së Kryeministrit për gjendjen aktuale në qark!
Asnjë shënim, seç u tha seç u bë e di vetëm fotografi që ka bërë foton për facebook
Z. Prefekt, kemi publikuar dhe po publikojmë përsëri gjendjen në qytezën e Këlcyrës, asnjë masë e marrë nga ana e Bashkisë Këlcyrë, asnjë ndihmë ushqimore dhe asnjë asistim ndaj personave në nevojë.
Ne Qaf e Rapit ska shkuar askush dhe nuk është interesuar asnjë, në Këlcyrë rreth 180 familje nuk kanë marrë minimalisht asnjë ndihmë nga Bashkia, situata aty po rrëndohet dita ditës për këta banorë, nuk është koha për foto, as për show, sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për solidaritet dhe për humanizëm, jo për sete fotografik pa asnjë shkresë për të mbajtur një shënim për detyrat!
Zgjojeni Kryetarin e Bashkisë Këlcyrë, ka mjaft familje që kanë dy rrugë në këtë situatë, sytë nga institucionet ose sytë nga zoti!
Ndërgjegjësohuni dhe kthejini sytë nga qytetarët, sepse setet fotografike të facebookut presin, fëmijët që po qajnë për bukë dhe po luten, nuk kanë nevojë për përrat që tregohen në faqet sociale të Rilindjes!
Ne do vazhdojmë të raportojmë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, të vërtetën dhe zërin e lirë në masa shtrënguese, të qytetarëve!

PEISHZËRIQYTETARËVE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here