Braho: “Fotozhenikët e Rilindjes” e lanë Gjirokastrën rrugëve, më 25 prill duhet alternativë e re për t’i dhënë frymëmarrje qytetit

0
133

Nga Gramoz Braho
Të nderuar qytetar,
Ditën e sotme, me rastin e festës të Çlirimit, Bashkia Gjirokastër dhe institucionet Lokale shkuan për të nderuar të rënët e luftës nacionalçlirimtare!
Ishin kujdesur, sidomos për fotot, ato i ka merak “Rilindja” të ishin të kuadruar “Burrat” e vendit këta burra, të cilët “Shkundën” xhepat e Bashkisë që atmosfera në qytet të ishte festive!
Po, për Doktorin do ishte e drejtë që atdhetarizmi ka të bëjë me disa foto në facebook dhe një status formal duke lënë qytetin e Gjirokastrës ” Rrugëve” duke e braktisur shërbimin ndaj qytetarëve dhe vendit, ashtusikurse është pjesa e rëndësishme administrative e Lunxhërisë në të cilën Deputetët “fotozhenik” të Rilindjes u këputën duke promovuar Turizmin!
Të nderuar, kjo është gjendja aktuale në Valare, Shantodër – Nokovë!
Doktori, Deputetët le të shkojnë për spektakël politik por realiteti aktual është mjaft i trishtë.
Atdhetar apo Regjizor, kjo është pikpyetje e cila ka një përgjigje të cilën njerzit po e shohin dita ditës, përveç halleve dhe streseve të përditëshme duhen të përballen dhe me demagogjitë e aktorëve mediokër!
Unë e dua vendin tim prandaj mendoj se këtyre formave primitive të pushtetit dhe ushtrimit të funksioneve administrative i ka ardhur fundi!
Të gjithë bashkë drejt zgjedhjeve të 25 prillit, duhet alternativë e re për t’i dhënë frymarrje qytetit dhe Qarkut Gjirokastër!

PEISHMEQYTETARËT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here