Bredhi i Vitit të Ri në Memaliaj, “Hit spektakolar”

0
645

Kjo është pema e Vitit të Ri në qytetin e Memaliajt. Nuk dihet sesa ka qenë fondi i akorduar nga Bashkia për këtë pemë e cila ndodhet në qendër të qytetit. Pema është artificiale dhe qëndron mbi bazamentin e metaltë të marrë borxh nga firma që merret me ndërtimin e qendrës së re të Memaliajt, në kuadër të projektit “Rilindje Urbane” të trumbetuar me të madhe nga kryeministri Rama. Në një kohë kur në Memaliaj, do të hidhen afro 1 milion euro për qendrën e qytetit, kontrasti i kësaj peme të shtrembër dhe me bazament të marrë borxh, përbën spektaklin më të shëmtuar dhe mesazhin më domethënës që i përcillet komunitetit memaliot sidomos atyre që kanë votuar Rilindjen.

Gëzuar memaljotë të dashur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here