Bregu dhe Abazaj braktisin Luftëtarin

0
887

Tirana po mendon që tani për përforcimet ne merkaton e verës, teksa për momentin dëshira e madhe sipas “Sport Ekspres” janë dy lojtarët e Luftëtarit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj.

Dy sulmuesit anësor po spikasin me gjirokastritët dhe kërkohen nga disa klube, por duhet theksuar se ata janë nën kontratë me Luftëtarin, që nuk ndërmend të heqë dorë nga lojtarët e saj më të mirë.

Bregu ka spikatur që në moshë të vogël te Flamurtari, pasi ka luajtur me ekipin e parë që 16 vjeç, ndërkohë që me ekipet e moshave shënonte gola pa fund falë cilësive të tij tej teknike, shpejtësisë dhe goditjet.

Abazaj ishte i panjohur, teksa pas një sezoni ku udhëhoqi me golat e tij Elbasanin për të mos rënë nga kategoria, arriti të bindë Luftëtarin me vlerat e tij dhe sot është ndër më të mirët, duke fituar edhe një vend me ekipin Kombëtar Shpresa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here