Britania e Madhe: 5,000 paund gjobë për shoferët që spërkasin me ujë këmbësorët

0
55

Ndërkohë që Britania e Madhe bëhet gati për ‘vizitën’ e Uraganit Lorenzo, i cili pritet të sjellë erëra të furishme dhe reshje të shumta shiu, për shoferët që spërkasin me ujë këmbësorët do të ketë gjoba. 5,000 paund, si gjobë nëse keni lagur njerëz që po kalonin aty afër. Ky ligj është i përcaktuar në Ligjin e Trafikut Rrugor (1988) në të cilin thuhet se nuk mund të ecësh me automjet ‘pa konsiderata të arsyeshme për personat e tjerë’. Gjoba standarte në këtë rast është 100 paund, si dhe heqje pikësh në patentë. Por, nëse çështja kalon në gjykatë atëherë mund të përfundoni duke paguar 5,000 paund.

Shkruaj nje koment