Brukseli ultimatum Ramës: Ndalo sulmet ndaj mediave!

0
52

Bashkimi Evropian i kërkon kryeministrit Edi Rama të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave të pavarura, të cilat nuk pranojnë të blihen me paratë e korrupsionit qeveritar. Në tryezën e thirrur nga OSBE për lirinë e mediave në Shqipëri, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca kërkoi t’i jepet fund kërcënimit dhe ndikimit të politikës në media.
Mesazhi ishte pikërisht për Edi Ramën, i cili shikohet nga ndërkombëtarët si kërcënimi më i madh për lirinë e mediave në Shqipëri. Soreca tha Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive, duke mos e përjashtuar mundësinë që respektimi i lirisë së mediave nga qeveria të kthehet në kusht të ri për hapjen e negociatave. Prej dy vitesh, Edi Rama, sëbashku me Gebelsin dhe ushtarët e tij ka ndërmarrë një fushatë të egër kundër mediave që nuk pranojnë të shiten dhe që denoncojnë aferat qeveritare.
Soreca tha: “Ndaj gazetarëve në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo është e papranueshme. Të papranueshme janë edhe retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës. Kemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara.

Shkruaj nje koment