Bujqësia dhe blegtoria dy sektorët që “mbajnë gjallë ” banorët e fshatit Asim Zenel në Gjirokastër

0
240

Vetëm 8 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjirokastrës ndodhet fshati Asim Zenel.Një fshat që e mbështet ekonominë e tij tek produktet bujqësore pa lënë pas blegtorinë.


“Prej vitesh mbjellim në kopësht perime të ndryshme ,i bëjmë sa për vete tani pa mëparë shisnim në qytet”-thotë një banore e fshatit.


” Në shtëpi kemi nga të gjitha pula dele e lopë.I mbajë vetë me gruan dhe fëmijët ,bar e ushqim kemi plot, me ato rrojmë ,po mos të kishim këto nuk do ia dilnim.Nuk gjejmë dot punë tjetër ,nuk na punëson kush ,të paktën kështu nxjerrim diçka”-shprehet një tjetër banor .


” Asim Zeneli me bujqësinë e blegtorinë është mbajtur gjithë jetën ndryshe do kishim mbetur pa gjë.Nuk ka ndonjë rrugë tjetër veçse tu bëjmë yzmet këtyre që kemi.Mundohemi të jetojmë.Unë të gjitha produktet ,gjalpin ,qumështin ,vezët ,perimet e stinës e frutat mbaj për vete disa dhe pjesën tjetër e shes në qytet .Kohët e fundit kanë rënë shitjet ,të shkosh aty është mundim tjetër ,shpenzime ka por është e vetmja mënyrë për të siguruar dhe përballuar jetesën”- thotë një tjetër banore e fshatit.


Kultura bujqësore dhe ajo blegtorale janë të vetmet që mbajnë gjallë këtë fshat i cili është një nga fshatrat më të populluar në qark por që nuk i ka shpëtuar valës së emigrimeve ashtu si çdo vend tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here