Bujqësia hyn në stanjacion, rritje zero për të gjashtin tremujor radhazi

0
129

Bujqësia, sektori më i madh në ekonomi, ka hyrë në një periudhë stanjacioni.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit, bujqësia shënoi rënie me 0,04%. Ky ishte tremujori i gjashtë radhazi që sektori qëndron në vendnumëro.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2023, ndryshimi i PBB-së në bujqësi ishte 0%, ndërsa në të gjithë vitin 2022, PBB në këtë sektor ndryshoi me vetëm 0.06%.

Ndonëse çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur dhe kërkesa nga jashtë për prodhime shqiptare është e lartë, prodhimi nuk u është përgjigjur zhvillimeve të kohës.

Të dhënat nga tregu sugjerojnë se dobësitë më të mëdha po shfaqen në sektorin e blegtorisë, kur rënia e prodhimit dhe krerëve ka qenë e fortë.

Në vitin 2022, numri i bagëtive në vend shënoi rënie me mbi 13%. Blegtoria është dega e dytë më e rëndësishme e bujqësisë dhe rënia e saj e ndikon gjithë sektorin bujqësor.

Shkruaj nje koment