“Bukë , kripë e zemër”/ Macron nxjerr zbuluar Ramën: I mori afganët kundrejt një pagese nga SHBA

0
199

Deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për BBC se vendet e pasura nuk po ndihmojnë me para për strehimin e afganëve, e ka përgënjeshtruar ditën e sotme Presidenti i Francës, Emannuel Macron.

Presidenti Macron theksoi se afganët evakuohen nga SHBA dhe vendosen në vende të tjera kundrejt një pagese, raportojnë mediat franceze.

“Si t’ia bëjmë ne kur SHBA-të evakuojnë afganët, që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende tjera kundrejt një pagese? Është një çështje që duhet ta bëjmë si evropianë dhe nuk dua ta pësojmë,” ka insistuar Macron.

“Kjo pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”, ka deklaruar presidenti francez Emannuel Macron. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here