Bularat/ Me banerin :”Këtu është Greqi !”/Ndalohet nga policia motra e Kacifas

0
147

Motra e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas ka tentuar të hyjë në ceremoninë e zhvilluar për festën greke, ‘JO’-në , mesditën e sotme në Bularat për të kërkuar drejtësi për vëllanë e saj.
Por në momentin e fundit është ndaluar nga policia së bashku me banerin që mbante në dorë me foton e vëllait. Motra e Kacifas ka dashur që të përcjellë një mesazh te autoritetet greke dhe shqiptare.
Ajo ka akuzuar dhe njëherazi ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e së vërtetës, pasi pretendon se vëllai i saj është vrarë nga policia shqiptare edhe pse nuk ka hapur zjarr ndaj tyre .”Kostandino nuk ka qenë me kallash por me një pushkë të thjeshtë, nuk ka qëlluar askënd, por është qëlluar. Duam të zbardhet vrasja ” -ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here