Bullgari/ Autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë përplaset me kamionin

0
13

29 pasagjerë shqiptarë, gjashtë prej të cilëve janë fëmijë, u dërguan pranë qëndrave shëndetësore pas një aksidenti me autobus mëngjesin e sotëm në unazën e Kyustendilit, në Bullgari. Sipas struma.bg, rreth orës 04:30, një autobus me pasagjerë nga Kosovë ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

Drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u bënte sinjal përdoruesve të tjerë të rrugës se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi goditi kamionin dhe kamioni ra nga rruga.

Shkruaj nje koment