
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua pak minuta më parë në Bullgari.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane bënë me dije se epiqendra e tërmetit ishte 17 km në jug-lindje të qytetit të Plovdivit të Bullgarisë, rreth orës 14:26.
Fillimisht u tha se tërmeti ishte 5.3, përpara se parametrat të rishikoheshin nga një sizmolog. Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë i thellësisë 10 kilometra.
Mediat e huaja raportojnë se tërmeti i fuqishëm është ndjekur gjashtë minuta më vonë nga një pasgoditje prej 2.1 ballë të shkallës Rihter, e cila u ndje në Plovdiv.