Bulmeti 20.6% më i shtrenjtë se vjet, INSTAT: Rritjen më të madhe e pësuan qumështi, djathi dhe veza

0
83

Muaji mars ka reflektuar në treg rritje të çmimit të nënprodukteve të bulmetit. Sipas të dhënave të INSTAT 20.6% ka qenë rritja e çmimit qumshtin, djathin dhe vezën krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Rritje kanë pësuar dhe nënproduktet e peshkut, zarzavateve dhe mishit.

Qumështi, djathi dhe veza janë grupi i produkteve të shportës së konsumit që ka pësuar rritjen më të madhe të çmimit gjatë muajit mars. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave çmimet e bulmetit kanë pësuar një rritje me 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu nënproduktet e peshkut janë rritur me 15.9%, teksa zarzavatet përfshirë patatet janë rritur me 13,6 %. Mishi dhe nënproduktet e tij janë shtrenjtuar thuajse në të njëjtën masë e më tej renditen sheqeri, mjalti dhe ëmbëlsirat.

Shkruaj nje koment