Bulmeti dhe vezet pesuan rritje cmimi 25% ne dhjetor

0
30

Teksa rritja e pergjithshme e cmimeve nisi te zbutej gjate muajit dhjetor 2022, cmimet e bulmetit dhe vezeve shenuan rritjen me te larte historike me 25.4% ne krahasim me dhjetorin 2021. Te dhenat e INSTAT tregojne se nga 13 grupet kryesore te ushqimeve bulmeti dhe vezen shenuan rritjen me te larte. Me ritme te ngjashme u rrit dhe cmimi i yndyrave. Pergjate dhjetorit nje kilogram gjalpe u shit mbi 1600 leke, teksa shume shpesh tregjet kishin mungese te ketij produkti. Shqiperia po perballet me krize te furnizimit te rregullt me bulmet. Kjo krize po vjen nga renia e shpejte e numrit te bagetive sidomos fermave te vogla familjare dhe kufizimeve te importit. Ne Shqiperi blegtoria po kalon krize per dy faktore themelore. E para eshte tranzicioni demografik. Se dyti fermat e vogla shqiptare nuk perfitojne subvencione e per rrjedhoje nuk rezultojne fitimprurese. Fermeret blegtore lajmerojne se ky vit do te jete edhe me i veshtire nese qeveria nuk ndryshon politiken e subvencioneve per te ndihmuar fermat e vogla dhe per te nxitur perpunimin e qumeshtit ne baxho.

Shkruaj nje koment