
Vazhdon masa e paraburgimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Heimarrës, edhe pse hetimi ka përfunduar dhe dosja është mbyllur për Prokurorinë e Posaçme për Korrupsion.
Në ditët në vijim avokatët e tij do të dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion Shqiptar (SPAK) një kërkesë të re për lirimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, duke kërkuar që ai të lirohet me kushte, shkruan media greke Protothema.gr.
Deri kohët e fundit, autoritetet shqiptare refuzonin kërkesat e lidhura me të me pretendimin se “hetimi është në vazhdim” dhe nëse Beleri kthehej në Himarë “elementë të rëndësishëm të çështjes mund të ndryshoheshin”.
Edhe pse shumë e cilësojnë ligjin përkatës si të paqartë me shumë interpretime, 15 shtatori është data kur ai duhet të betohet dhe të marrë detyrat zyrtare, përndryshe zgjedhjet e Himarrës do të përsëriten.