Burri dogji me benzinë gruan reagon Basha: Krim i tmerrshëm! PD do të ndërmarrë hapa ligjorë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka cilësuar ngjarjen që u shënua ditën e sotme në Gjirokastër si të tmerrshme.

Sipas kryedemokratit, dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse.

Përmes rrjetit të tij social Tëitter, Basha tha se është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë… sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.

Basha në fund premtoi se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment