Burri nga Tepelena kërkon ndihmën e policisë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia, ka lënë dy fëmijë të mitur

0
59

Një burrë nga fshati Progonat i Tepelenës ka denoncuar në polici largimin nga banesa të gruas së tij. Policia thotë se ajo ka braktisur dy fëmijët e mitur dhe se po punohet për gjetjen e saj. Më poshtë njoftimi i plotë.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

Shkruaj nje koment