Busti 2400 vjeçar gjendet në kanalet e ujërave të zeza në Athinë

Gjatë punimeve në kanalizimet e ujërave të zeza u gjend busti i perëndisë Hermes. Ministria e Kulturës greke u shpreh se busti i përket vitit 300p.e.s dhe është gjetur në një thellësi prej 1,3 metrash.

Ky bust përdorej si udhëshenjues në lashtësi, gjëja e cila i bëri çudi Ministrisë së Kulturës greke është se Hermesi paraqitet në moshë të vjetër ndryshe nga bustet në të cilat ai paraqitet i ri.

Ai është dërguar menjëherë për ekzaminime dhe ruajtje në magazinën e Antikiteteve, një departament që merret me ruajtjen e artefakteve. Hermes ishte perëndia greke e tregtisë, hajdutëve. Si i biri i Zeusit, ai lidhej shpesh edhe me mbrojtjen e bagëtive dhe bujqësisë. Në veprën e Homerit, “Odisea”, ai portretizohet më së shumti si lajmëtari i perëndive.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment